Talentin shqiptar që po bën namin në Zvicër: Kam ëndërr Barcelonën
Pëlqej
16-vjeçari shënon pothuajse nga çdo pozitë. Është një dribler i jashtëzakonshëm. Ai kontribuon gjithashtu me asistime në ekipin, ashtu si edhe shumë në mbrojtje

Ai ka lindur në Baden të Zvicrës, derisa tani luan për të rinjtë e SC YF Juventus. ‘Ado’ fillimisht luajti për FC Spreitenbach, pastaj Dietikon, më pas në Grasshoppers dhe tash në Juventusin e Zvicrës.

Talenti shqiptar konsiderohet me të ardhme të ndritur. “Në 11 ndeshje kam shënuar 10 gola. Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e kësaj skuadre, por do të shohim në të ardhmen se çfarë do të ndodhë. Skuadra ime e preferuar është Barcelona, derisa futbollisti Lionel Messi. Në Zvicër më pëlqen Baseli”, thotë Adoniti për albinfo.ch.

Ai shton se shpreson që të ftohet nga Zvicra, derisa beson se kjo do të ndodhë shumë shpejt, dhe do t’i bindë me aftësitë e tij.

Babai i tij, Naim Fetaj thekson se ‘Ado’ është vëzhguar nga Zvicra, kurse pret që shumë të luajë edhe në ekipin e parë. “E kanë vëzhguar te ekipet e të rinjve të Zvicrës dhe kanë mbetur shumë të kënaqur me aftësitë e tij. Ai do të mbahen nën vëzhgim dhe nëse vazhdon me këtë ritëm, do të jetë pjesë e të rinjve të Zvicrës. Trajneri i tij në ekipin e të rinjve të Juventusit është shumë i kënaqur me të, dhe i ka thënë se sezonin e ardhshëm ose do të dalë në ekipin e parë të Juventusit, ose do të dërgohet në U-18 në skuadra tjera. Disa skuadër kanë shprehur interesim për ‘Adon’. Pra, ai është i kërkuar nga disa skuadra”, tregon Naimi për albinfo.ch.

16-vjeçari shënon pothuajse nga çdo pozitë. Është një dribler i jashtëzakonshëm. Ai kontribuon gjithashtu me asistime në ekipin, ashtu si edhe shumë në mbrojtje. /albinfo.ch/
Shtuar më 18/11/2017, ora 10:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori