Talentit të Liverpool i thyejnë këmbën, ndërhyrja që shokoi të gjithë (VIDEO)
Liverpool dhe Sevilla zhvilluan një ndeshje miqësore pas mesnate, e cila do të jetë më shokuese se pritej.

Në fakt, këto duhet të jenë vetëm miqësore përgatitore për skuadrat e kampionateve elitare, por jo gjithmonë rezulton e njëjta gjë.

E gjitha vëmendja ka shkuar te ndërhyrja që lojtari i ekipit spanjoll, Gnango, bëri ndaj talentitLiverpool, Larouci.

Ndërhyrja e Gnango ishte e menjëherëshme dhe pa asnjë qëllim për ta gjetur topin, çka bëri që ai të përjashtohet nga loja.

Në këmbët e 18-vjeçarit dyshohet për një thyerje, çka do ta linte atë për një kohë të gjatë jashtë fushave.
Shtuar më 22/07/2019, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori