Teatër në futbollin shqiptar, ja si u trukua Flamurtari-Teuta (VIDEO)
Flamurtari fitoi me një gol të fund të Shehaj 2-1 ndaj një Teute inekzistente në shtesë, ku ankthi i vlonjatëve për të gjetur fitoren duket se i dha përgjigje dhe makthit të durrsakëve për të pësuar humbjen, pas një black-out të plotë të ekipit të Begejës në minutat e fundit.

Në fakt goli i Shehajt u duk sikur ishte tërësisht i pritshëm pas asaj që u pa në minutat e fundit, me Teutën që u dorëzua tërësisht pasi kishte rezistuar për 90 minuta.

Fitorja e arritur përballë Teutës (2-1) nuk la një shije të mirë tek tifozët vlonjatë. Ata reaguan në stadiumin “Flamurtari”, duke vërshëllyer skuadrën e tyre. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes tifozët në faqen zyrtarë në FB kërkuan distancimin e klubit Flamurtari nga ajo që tifozët e quajtën një fitore “dhuratë”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i klubit me anë të një deklarate zyrtare.

Menjëherë ka reaguar Drejtori teknik Ardi Behari. "Morëm 3 pikë që nuk na kënaqën. S'jemi të lumtur me këtë fitore pasi humbëm në aspetin sportiv. Flamurtari nuk është pjesë e asnjë lojë që luhet jashtë fushës së futbollit. Drejtuesit e klubit janë kundër këtyre gjërave. Jemi të gatshëm të riluajmë ndeshjen”, tha ai.

Pritet që për këtë takim të vendosë edhe Komisioni i Etikës pranë FSHF-së. /albeu.com/

Shtuar më 25/01/2015, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori