Tërbohen pushtetarët, deputeti shqiptar vendos flamurin kuq e zi në kuvendin serb (VIDEO)
Deputeti shqiptar, Shaip
Kamberi ka paraqitur sot
flamurin kombëtar në Kuvendin e Serbisë.
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, reagoi duke kërkuar nga
Kamberi që të largojë
flamurin, duke i thënë se kjo është shkelje e rregullores.
Fillimisht ai reagoi ashpër, por më pas
Kamberi e cilësoi si censurë heqjen e flamurit
kombëtar.
“Me mirësjellje ju kërkoj të respektoni rregulloren e Asamblesë Kombëtare, që thotë qartë se është e ndaluar të shfaqen simbole të partive apo shteteve të tjera”, ka thënë Daçiç.
Pas kësaj deklarate,
Kamberi kishte hequr
flamurin. Ndaj vendosjes së flamurit
kombëtar reagoi edhe kryeministrja, Ana Bërnabiç.
“Do të doja të flisnim për gjëra më specifike. Nëse ju mendoni se keni të drejtën të shfaqni
flamurin tuaj, që të flasim për një flamur të një shteti tjetër, kjo flet për nivelin se sa reale janë problemet që i mendoni ju për shqiptarët në Preshevë e Bujanoc”, ka thënë Bërnabiç.
Më pas,
Kamberi është përgjigjur duke i thënë se nuk ka asgjë më të rëndësishme se identiteti.
“Nuk ka diçka më të rëndësishme se identiteti. Mund të kemi para dhe punë, por nëse s’kemi identitet e gjuhë. Ky flamur është përdorur nga shqiptarët që nga viti 1443 dhe është më shumë flamur
kombëtar se shtetëror”, u shpreh
Kamberi.
Shtuar më 26/11/2020,
ora 19:16