Tifozët e Realit kërkojnë shkarkimin e Zidane
Tifozët e Real Madridit nuk janë të kënaqur me fillimin e eksperiencës së dytë të Zinedine Zidane në pankinën e "Los Blancos".

Një pjesë e tyre madje kërkojnë shkarkimin e trajnerit francez, pasi Reali i Madridit pësoi humbje nga Paris Saint-Germaain.

Tifozët e Realit nuk janë të kënaqur aspak me situatën aktuale të ekipit, prandaj një pjesë e tyre kanë kërkuar të shkarkohet trajneri Zinedine Zidane.

Tabloidi britanik "The Sun" shkruan se një pjesë e tifozëve kërkojnë nga presidenti Florentino Perez që ta shkarkojë trajnerin francez.

Zidane e kishte fituar 3 herë radhazi trofeun e Ligës së Kampioneve me Realin, ndërsa u rikthye në pjesën e dytë të sezonit të kaluar. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2019, ora 13:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori