Tirana humb derbin, tifozët "masakrojnë" klubin në Facebook
Pëlqej
Tirana humbi dje derbin kundër Partizanit me rezultat minimal 0-1, por kjo gjë duket se nuk është pëlqyer aspak nga tifozët e klubit "Bardhe e Blu".

Në faqen zyrtare në Facebookklubit të Tiranës, është hedhur një foto ku informohet për mbylljen e takimit dhe rezultatin e ndeshjes shkruan Albeu.com

Por ajo që vihet re në komentet e kësaj fotoje janë me qindra komente ofenduese ndaj klubit ku nuk mungojnë edhe kërcënimet për futbollistët.

"Duhen zhvesh gjith ato qe mbajn ate uniforme e duhen nxjerr me shkelma nga klubi o turpi tirones , jeni faqja me e turpshme e e historise se klubit" shkruan një komentues.

Por nuk kanë munguar edhe kërcënime të tipit:

"Ju myllt gropaa ishallaaaa ... ju qr nga i funit ke i pari do ju vi atje ku boni nxemjen do ju qr me gure .. ju jeni plehra vdekshit o zot me gjith shpirt pz.jua uroj .."

apo,

"A do dilni nqytet neser o lojtar kurvaa?
A keni seder me dal neser tifozave para?ca do kerkoni falje?
Boll ju falem 4 vjet.
Turp per ju qe vishni ate fanell" /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2018, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori