Tirana thyen mallkimin 5 vjeçar pa fitore, triumfon 1-2 ndaj Partizanit (VIDEO)






Partizani-Tirana, ndeshja e madhe e javës së 15-të të Kategorisë Superiore, është mbyllur me një fi tore dramatike 2-1 të bardhebluve.

Skuadra e Egbo, i cili ka marrë drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Julian Ahmataj, ka arritur të thyejë mallkimin në ditën e 2135-të.

Tirana, në fakt, nuk fitonte një ndeshje kundër Të Kuqve nga 7 shkurti i 2014-ës dhe ka vendosur të zhbllokohet në derbin që do të mbetet në histori, si i pari që u zhvilluar në Air Albania Stadium. Gjithashtu një derbi që ka vendosur një rekord të ri për sa i takon numri të të pranishmëve në stadium, plot 19 mijë.

Ndeshja ka nisur shumë mirë për bardheblutë, që kanë gjetur golin me Bathën në minutën e shtatë. Megjithatë, Të Kuqtë janë kundërpërgjigjur menjëherë me Bardhin në minutën e 11-të.


Pas këtij momenti, sfida ka qenë shumë e luftuar dhe ka arritur kulmin në minutën e 58-të të pjesës së dytë, kur Ngoo dhe Trashi janë përplasur për një rivënie anësore. Dy lojtarët janë ndarë nga shokët e skuadrave respektive dhe janë ndëshkuar me kartonë të verdhë nga arbitri i ndeshjes, Enea Jorgji.

Ndryshe nga pjesa e parë, e dyta është karakterizuar nga faulle të shumtë dhe pavarësisht rasteve të krijuara nga të dyja palët, rezultati dukej se do të mbetej i pandryshuar, por nuk ka qenë kështu.

Heroi i sfidës ka qenë Cobbinah, i cili u ka dhuruar fitoren të tijve në minutën e 91-të. Kjo fitore e ka ngjitur Tiranën në vendin e pestë me 22 pikë, ndërsa Partizani mbetet në vendin e parë me 25.
Shtuar më 13/12/2019, ora 21:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori