Tregu i punës, në epiqendër të reformave të Berishës
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Kryeministri Berisha vizitoi mesditën e sotme panairin “Forum, punësim”, ku ai remtoi një treg më fleksibël pune dhe rritje të punësimit gjatë 4 viteve të ardhshme.


Tregu i punës do të jetë në epiqendër të reformave tona. Do të adoptojmë në Shqipëri reformat të mira të trajnimit dhe kualifikimit të tregut të punës. Reforma të cilat kanë faktuar se mund të ketë rritje të larta të punësimit. Ne do të bëjmë gjithçka që agjensitë shtetërore të punësimit të kenë mjetet më moderne të menaxhimit, sistemin më të mirë të tranimit të krahut të punës, për shumëllojshmërinë e knotratave që do të bëjnë të mundur krijimin e mijëra vendeve të reja të punës. Ne do të bëjmë gjithçka që tregu i punës të bëhet tregu më fleksibël në rajon dhe do bëjmë gjithcka për rritjen e punësimit të shqiptarëve” tha Berisha.


Berisha premtoi se gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës nuk do të ketë ngritje të taksave për biznesin. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2013, ora 12:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

Kampionatet