Trukimet, prokurori Troci: Prisni arrestime
Kryeprokurori i Vlorës, Ramadan Troci, paralajmëron arrestime për ndeshjen e dyshuar si të trukuar mes Flamurtarit dhe Teutës, e cila u zhvillua më 24 janar dhe përfundoi me fitoren e kuqezinjve, 2-1.


Pasi e tregoi guximin e tij në çështjen e famshme të vjedhjes në Bankën e Shqipërisë, ku ndër të tjera urdhëroi edhe arrestimin e ish-guvernatorit Ardian Fullani, tashmë Troci ka nisur hetimin për një ndeshje futbolli.

Pas asaj që ndodhi të shtunën e kaluar në Vlorë, opinioni sportiv në qytetin bregdetar dhe veçanërisht drejtuesit e Flamurtarit kanë besim se Prokuroria mund ta çojë deri në fund zbardhjen e kësaj çështjeje.

Edhe pse kjo çështje i është besuar prokurores Flora Çela, prokurori Troci, në një intervistë për "Panorama Sport", tregoi detaje të hetimeve duke u shprehur se po e ndjek hap pas hapi çështjen pasi vlerësohet si një hetim specifik. /albeu.com/

Shtuar më 28/01/2015, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori