U rrahën turpshëm nga Shqipëria, tifozët turq reagojnë me tërbim ndaj skuadrës (FOTO LAJM)

"He pra na thoni sa doli ndeshja?"
Pëlqej
Tifozët turq nuk e kanë kapërdirë humbjen 2-3 në miqësoren ndaj Shqipërisë duke kërkuar urgjentisht largimin e trajnerit Mircea Lucescu.

Shpërthimin e tifozerisë turke e ka nxitur edhe veprimi i federatës turke, të cilët në llogarinë zyrtare në Twitter nuk kanë raportuar rezultatin final të ndeshjes, ndryshe nga çdo ndeshje më parë, shkruan Albeu.com.

Pas kësaj tifozët kanë shpërthyer në ironi në rrjetet sociale duke i quajtur lojtarët të paaftë me një trajner të plakur që rrihet vazhdimisht.

"Hë pra na thoni sa doli ndeshja?"., shkruajnë ata në Twitter.

Turqia ka fituar vetëm një nga 6 ndeshjet e fundit duke shënuar një rezultat historik negativ. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2017, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori