U bënë dy vjet nga arratisja e ish kryeministrit të Maqedonisë Nikolla
Gruevski nga
Maqedonia drejt Hungarisë dhe akoma nuk dihet sakt se si ka
ikur ai nga
Maqedonia.
Pas shumë debateve dhe thashetheme, vetë
ministri i brendshëm, Oliver Spasovski asokohe ka thënë se familja e të arratisurit Nikolla
Gruevski ka qenë në Shtëpi kurr ai është arratisur, njofton nmk-post.com
Ministri Spasovski gjithashtu ka thënë se
Gruevski nuk ka
ikur në rrugë ajrore, por ka shfrytëzuar kalime të “gjelbërta” në disa zona kufitare që nuk mund të mbyllen hermetikisht.
Në Maqedoni ka spekulime të ndryshme për mënyrën se si është arratisur ish-kryeministri drejt Hungarisë aty ku kërkoi edhe azil.
Mediat maqedonase atëher raportuan se ka qenë i maskuar si grua, duke përdorur pasaportë bullgare, ndërsa arratisjen drejt Hungarisë e ka bërë përmes një makine diplomatike të shtetit ku kërkoi strehim për arsye.
Shtuar më 24/11/2020,
ora 19:34