SKANDAL/ UEFA fut në hartë Kosovën si pjesë të Serbisë
Viti 2020 do të ketë ngjarje të rëndësishme në futboll pasi do të luhet Kampionati Europian.

Finalet e këtij kompeticioni, do të zhvillohen në 12 shtete të ndryshme të kontinentit të vjetër.

Por ditën e sotme faqja zyrtare e UEFA-së ka bërë një gafë të rëndë kur ka pyetur se ku do t’i shikoni ndeshjet e “Euro 2020”.

Por shtëpia europiane e futbollit ka harruar se Kosova nuk është pjesë e Serbisë dhe tashmë ka pavarësinë e saj.

Ata nuk e kanë ndarë Kosovën nga harta e Serbisë, duke bërë një skandal të radhës.
Shtuar më 30/12/2019, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori