VELIPOJË/ Portieri i Vllaznisë bëhet sërish hero, shpëton një tjetër pushuese kosovare
Portieri shqiptar, Eldi Hasasni, ka bërë një tjetër akt heroik në plazhin e Velipojës.

Lojtari i Vllaznisë së Shkodrës, gjatë verës aktivizohet si roje plazhi, ku këtë verë u ka shpëtuar jetën deri më tani dy pushuesve kosovarë.

Në Shqipëri raportojnë se një pushuese nga Kosova, ka qenë shumë afër që të humb jetën, por Hasani kishte intervenuar për ta shpëtuar atë.

Kjo eshte hera e dytë brenda pak javësh që Eldi Hasani u shpëton
jetën pushuesve në Velipojë.
Shtuar më 03/08/2019, ora 14:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori