Vetëvendosje, parti në Shqipëri? Albin Kurti ka një mesazh për shqiptarët
Të shumta janë zërat që flasin për një shndërrim të organizatës së Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë në një parti politike.

Albin Kurti, kryetar i Vetëvendosjes në Kosovë, u bëri thirrje të gjithë atyre njerëzve që kërkojnë shndërrimin e Vetëvendosjes në parti politike në Shqipëri, që fillimisht të anëtarësohen në organizatë.

“Sigurisht që na e kanë kërkuar shumë qytetarë të Shqipërisë. Të gjithë ata që duan ta shohin Vetëvendosjen në Shqipëri, pikësëpari duhet të vijnë në organizatë. Duhet shumë punë organizative për të arritur në atë stad. Dega e Vetëvendosjes në Tiranë nuk është e zakonshme, pasi ka shkallë të lartë të autonomies”, tha Kurti në ‘A Show’ në Syri Tv.

Për herë të parë Albin Kurti nuk përjashton mundësinë që Lëvizja Vetëvendosje të hyjë në skenën politike të Shqipërisë, ndryshe nga më parë kur refuzonte të përgjigjej për këtë çështje, pasi e konsideronte vendim ekskluziv të drejtuesve të organizatës në Tiranë.
Shtuar më 26/05/2020, ora 23:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori