Vllaznia dhe Tirana, ja sa kushton dhuna
Pëlqej
Pezullimi i stadiumeve do t’i kushtojë Vllaznisë dhe Tiranës rreth 350 mijë dollarë. Shifra del nga raportimet e vetë klubeve, një javë pasi Komsioni i Disiplinës vendosi të pezullojë fushat e tyre me 10 dhe 15 ndeshje, pas përleshjeve në stadiumin "Loro Boriçi".

Për skuadrën shkodrane pezullimi për dhjetë javë do t’i sjellë klubit një humbje prej 100 mijë dollarësh, që ata do ta përfitonin nga shitja e biletave. Sipas Top Channel, në kushte normale në çdo ndeshje që shkodranët luajnë në fushën e tyre, ata përfitojnë nga biletat rreth 1 milion lekë, ndërsa një tjetër humbje për klubin shkodran është dhe tërheqja e disa sponsorave pas vendimit të Komisionit të Disiplinës, shifër kjo që shkon rreth 3 milionë lekë.

Më e zymtë është situata për klubin e Tiranës, dënimi i të cilës është 15 ndeshje pa tifozë. Drejtuesit e bardhebluve kanë konfirmuar se numri i tifozëve që mbështesin skuadrën e drejtuar nga Gugash Magani është mesatarisht rreth 4 mijë në çdo ndeshje, e cila nëse do të përkthehet në shifra kap vlerën e rreth 16 mijë dollarëve.

Por gjatë këtij pezullimi në kalendarin e Tiranës është edhe ndeshja me Partizanin, derbi i famshëm i kryeyqytetit, e cila normalisht që do të kishte një interesim akoma më të madh se një ndeshje tjetër e bardhebluve. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori