Vllaznia: Tifozët tiranas rrugaçë, Tirana: Policia dështoi
Pëlqej
Pas ngjarjes së shëmtuar të ndodhur dje në stadiumin "Loro Boriçi", ku një betejë në kuptimin e plotë të fjalës u zhvillua mes tifozëve të Tiranës dhe atyre të Vllaznisë, kanë reaguar të dyja klubet duke fajësuar tifozeritë e njëra tjetrës për dhunënë e pa precedentë që u pa dje në Shkodër.

Më poshtë mund të lexoni reagimet e të dy klubeve: Vllaznisë dhe Tiranës.

"Klubi i futbollit Vllaznia është i detyruar te japë këtë deklarate për shtyp për te shpjeguar gjithë ate çfarë ka ndodhur sot, para, gjate dhe pas ndeshjes Vllaznia- Tirana, luajtur ne stadiumin "Loro Boriçi".

KF Vllaznia kishte marre te gjitha masat e duhura për organizimin e kësaj ndeshje. Është vene ne dijeni Drejtoria e Policise se Qarkut Shkodër për mbarëvajtjen e kësaj ndeshje, është lajmëruar spitali Rajonal për sigurimin e ambulances dhe te pranishme kane qene tre ambulanca ne ambjentet e stadiumit.

Është lajmëruar dhe ka qene i pranishëm ne ambjentet e stadiumit edhe mjeti zjarrfikës sipas rregullores se FSHF-se.

Duke ndjere edhe rrezikshmërine e përplasjes ne mes dy tifozerive, kjo e inicuar qe nga përplasje e tyre ne muajin prill ne Tirane, ku u pat ushtruar dhune ndaj tifozëve shkodrane, kishim marre masat qe tifozët e Tiranes te sistemoheshin ne vendin e duhur. Klubi i Futbollit Vllaznia dënon nëmënyren me të ashpër sjelljen prej rrugacësh te tifozëve te Tiranes, te cilët kane goditur tifozët e Vllaznisë, policet, fëmijet e Akademise etj.
Ne rradhët e tifozëve tanë, është një tifoz qe ndodhet ne gjendje te rende për jetën pasi është therur me thike nga tifozët miq. Po ashtu, janë disa police qe gjendjen te shtruar ne ambjentet e spitalit te qytetit. Ne dispononojmë pamjet filmike, foto dhe fakte te tjera te cilët do t’i jepen organeve perkatese ne momentin me te pare.
Për te qetësuar huliganet e ekipit mik,ka zbritur nga tribuna edhe vete presidenti i Tiranes Refik Halili por ai është çare ne koke me mjete te forta nga tifozët e vetë këtij ekipi.
Ne rrethana te tilla, natyrisht qe jemi te indinjuar nga një sjellje e tille vagabondësh e këtij grupimi te vogel tifozësh te Tiranes, te cilët vetëm tifoze futbolli nuk janë dhe qe nuk i bashkon asgjë me lojën e bukur te futbollit. Këto pak tifozë nuk mund te prishin marrdhëniet e mira qe kane ekzituar prej shume e shume vitesh ne mes dy klubesh me shume histori ne futbollin shqiptar", thuhet në reagimin e KF.Vllaznia.

Një version tërësisht tjetër jep klubi i Tiranës i cili përgjegjësinë më të madhe ja atribuon tifozëve të Vllaznisë dhe forcave të rendit.

"Klubi Tirana dënon ashpër dhunën e pa precedentë në qytetin e Shkodrës. Ngjarjet në ndeshjen VllazniaTirana kaluan përtej kornizave ku mund të flitet për futboll. Kf Tirana është dhunuar në të gjitha mënyrat dhe klubi do të reagojë ashpër ndaj të gjithë aktorëve dhe faktorëve që sollën këtë shfaqje të shëmtuar. Organizatorët e takimit dështuan të merrnin masat e nevojshme për zhvillimin normal të një ndeshje futbolli. Forcat e rendit dështuan të menaxhonin situata e tensionit mes tifozëve dhe paaftësia e tyre solli më pas edhe përdorimin e dhunës pa shkak ndaj tifozëve të Tiranës. Policia jo vetëm që dështoi të merrte masat e nevojshme por në shumë momente u bë pjesë me tifozerinë vendase duke goditur barbarisht tifozë të Tiranës, fëmijë , të moshuar dhe femra. Klubi Tirana nuk do të jetë kurrë pjesë e histerive të tilla kolektive apo edhe e bashkëpunëtore në çorganizimin e ngjarjeve sportive", lexohet në reagimin e Tiranës. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 12:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori