Vrasja mafioze e bosit të krimit në Greqi, reagon Alket Rizai
Pëlqej
Vrasja e një prej emrave më të lakuar në botën e krimit në Greqi, ka bërë xhiron e mediave botërore.

Por ajo që e lidhte më shumë me vendin tonë, ishte "miqësia" me Alket Rizain.

Vasilis Stefanakos u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në makinën e tij në lagjen “Hajdari” të Athinës me 15 plumba.

Pas vrasjes së tij, ka reaguar vetë Aklet Rizai i cili ka folur njëherë e mirë mbi marrëdhëniet me Stefanakos.

“Të paktën mua mos më ngatërroni me këtë çështje, se unë s’kisha lidhje me atë. Kishim kohë që i kishim prishur muhabetet, e nuk dua që mediat shqiptare të më përmendin.

Për këtë rast më erdhi e policia e më pyeti, por unë nuk kam asnjë dijeni për vrasjen”, tha ai për GSH.

Stefanako është përfolur si organizatori i arratisjeve të famshme të Alket Rizait nga burgu. /albeu.com/





Shtuar më 18/01/2018, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori