E qëlluan me armë në rrugë, kush është viktima në Shkodër
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm pak më parë në fshatin Palaj, të komunës Shosh, në Shkodër.

Lazër Arraj 55 vjeç, i cili njihej ndryshe edhe si Lazër Pjetrushi, ishte banor i fshatit dhe ka gjetur vdekjen pas sulmit me armë zjarri.

Viktima është gjetur i pajetë nga dy nipat e tij në rrugë dhe nuk rezulton të ketë konflikte me askënd.

Mësohet se ai ishte kthyer në fshatin e tij të origjinës për të marrë zahiretë e dimrit, por u gjet i vrarë.

Shkodër/Informacion paraprak

Me datë 21.10.2019, rreth orës 12:00, në fshatin Shosh, Shkodër, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi L. A. 55 vjeç, banues në fshatin Palaj, Shosh, Shkodër.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2019, ora 13:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori