Xhaka braktis Shqipërinë
Taulant Xhaka nuk do t'i bashkohet Kombëtares së Shqipërisë për dy ndeshjet e fundit eliminatore për "Euro 2020".

Shqipëria e Edi Rejës do të luajë ndaj Andorrës dhe Francës në dy ndeshjet e mbetura.

Ndërkaq, Xhaka, mesfushori nga Kosova, nuk ka udhëtuar nga Zvicra drejt Tiranës për shkak të një lëndimi muskulor.

Stafi teknik dhe trajneri Reja janë të pakënaqur me sjelljet e Xhakës, pasi ky i fundit nuk mori mundin të udhëtojë drejt Shqipërisë, siç ndodh zakonisht, por që është 'larë' me një mesazh.

Ndryshe, Xhaka nuk ishte i ftuar nga Reja në dy ndeshjet e fundit, ndërsa futbollisti kësaj radhe ka vendosur vetë që të mos udhëtojë drejt Shqipërisë.
Shtuar më 12/11/2019, ora 23:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori