Zbardhen skenarët dhe emrat, kush do të zëvendësoj Adriatik Llallën
Pëlqej
Data 7 dhjetor që përkon me ditën e nesërme, dhe siç thuhet do të jetë dhe fundi i mandatit të Kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Debati i ditëve të fundit ka nxjerrë shumë skenarë të tjerë për përfundimin e këtij mandati.

Mësohet se nesër, Komisioni i Ligjeve do të nis punën për ta zëvendësuar.

Skenarët:

Skenari i parë është ai që parashikon ligji suprem, Kushtetuta: Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm bëhet me 84 vota mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Memoja ndalet te momenti i dytë, kur Prokurorit të Përgjithshëm i skadon mandati dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk është krijuar ende.

Kriteret kanë të bëjnë me vitet e punës, titujt shkencorë, etj. Por kriteri thelbësor është ai i Vettingut. Procesin e Vettingut, sot që flasim, nuk e ka kaluar askush, ndonëse po skanohen të gjithë.

Emrat

Por në këtë shkrim janë përmendur dhe disa nga emrat më të mundshëm që mund të zënë postin e Kryeprokurorit të ri. Prokurorët me më shumë eksperiencë janë Thoma Jano dhe Adnan Kosova, të dy prokurorë në organin qendror të akuzës. Por asnjëri prej tyre nuk ka gradë shkencore.

Mes atyre që kanë gradë shkencore është Ferdinand Elezi, i cili ka një karrierë nga policia e Sarandës dhe Kavajës, në prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrësit.

Titull shkencor ka edhe Henrik Ligori, prokuror te Krimet e Rënda, bashkëshort i ish-deputetes socialiste Shegushe Ligori.

Më pas, kemi prokurorë me titull shkencor të dalë nga shkolla e magjistraturës. Dritan Rreshka, te Task Forca e Tiranes, apo Olsi Çela, te krimet e rënda. /tch/
Shtuar më 06/12/2017, ora 20:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori