Zenuni: Jam sa shqiptar aq edhe italian, nuk e di kë do zgjidhja
19 vjeçari Federiko Zenuni është një ndër të rinjtë shqiptar në futbollin Italian që vlerësohet shumë për të ardhmen e kampionatit italian.

Zenuni është stërvitur për 13 vite në akademinë e Torinos dhe pika e tij e forta në fushë është aftësia për të luajtur qoftë si mesfushor qendre dhe krahu, qoftë si sulmues i dytë.

Ai në vitin 2014- 2015 është shpallur kampion në ekipin e të rinjve pasi mposhti Lacion me pellanti.

Këtë sezon Zenuni është i angazhuar në skuadrën Tutokuoio në ligën e tretë italiane.

Në një intervistë për median italiane ai është shprehur se i detyrohet shumë familjes së tij për sukseset që ka arritur.
19 vjeçari ka luajtur edhe nën ngjyrat kuq e zi pasi ka luajtur katër ndeshje me Shqipërinë U-17 dhe pesë me atë U-19 ku ka shënuar edhe 2 gola shkruan Panorama.

Por në pyetjen se ku do angazhohej në të ardhmen ai është përgjigjur “Unë ndjehem sa italian aq edhe sa shqiptar. Jam lindur e rritur këtu, në Torino kam mësuar të luaj futboll. Por familja ime është shqiptare dhe duke ditur që dhe im atë do të ishte krenar nëse një ditë do të luaja me Kombëtaren, është një stimul i madh për mua.

Në të ardhmen nuk përjashtoj asgjë, nëse do të më duhej të zgjidhja mes Kombëtares së Italisë dhe asaj të Shqipërisë, do të vendosja me qetësi.” /albeu.com/

Shtuar më 28/10/2016, ora 15:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori