Arsenali shënon dy gola në fund, barazon me Evertonin (VIDEO)
Pëlqej
Arsenali ka shënuar dy në fund të takimit për të nxjerrë një barazim 2-2 në ndeshjen e javës së dytë të Ligës Premier në udhëtim te Evertoni.
Topçinjtë e nisën keq ndeshjen, duke pësuar dy gola në pjesën e parë, por ishin aktiv në fund të ndeshjes duke barazuar.

Skuadra e trajnerit Roberto Martinez dominoi në takim dhe kaloi në epërsi herët, me anë të një goli të shënuar nga Seamus Coleman (19’). Për t’i dhënë një goditje më të rëndë kundërshtarit, vendasit shënuan edhe një gol tjetër në minutat e fundit të pjesës së parë, kësaj hare me anë të Steven Naismith (45’).

Evertoni u tregua skuadër e rrezikshme edhe në fillim të pesës së dytë, duke krijuar disa raste shënimi, por të pakonkretizuara.

Topçinjtë në anën tjetër u këndellën kah fundi i ndeshjes, kur arritën të ngushtojnë rezultatin në 2-1 me anë të Aaron Ramsey (83’). Goli u dha fuqi djelmoshave të Arsene Wenger, të cilët madje arritën të barazojnë në minutën e fundit të kohës së rregullt me golashënues Olivier Giroud.

Pas dy javësh, Arsenali ka një fitore dhe një barazim, derisa Evertoni dy barazime.
Shtuar më 23/08/2014, ora 20:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori