E FUNDIT/ Humb jetën një nga protestuesit e Astirit
Atletico ankohet për dënimin e FIFA-S
Pas Realit ekipi i dytë që ankohet për vendimin e FIFA-s është Atletico i Madridit. Presidenti i klubit, Enrique Cerezo, ka njoftuar se ekipi i tij do të ankohet për vendimin e dhënë nga FIFA për ndalimin e transferimeve në dy afatet e ardhshme kalimtare.
Të dy ekipet, Atletico dhe Reali janë dënuar për shkak të thyerjes së rregullave për regjistrin e lojtarëve nën moshën 18-vjeçare.

Sipas Cerezos, Atletico do të ankohet dhe pavarësisht nga rezultati, klubi do të vazhdojë të luftojë për tituj në Evropë.

“E vërteta është se për ne kjo ishte befasi. Jemi të bindur që duhet të ankohemi për këtë dënim dhe sigurisht se do të bëjmë”, tha Cerezo për “Goal.com”. /Albeu.com/
Shtuar më 14/01/2016, ora 22:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori