Begaj mohon marrjen e dopingut: S’kam pasur nevojë për të
Sportistja Romela Begaj nuk i pranon akuzat për marrje dopingu edhe pas analizave të fundit. Në një intervistë për GSH, 28-vjeçarja mohon të ketë marrë substanca, duke theksuar se kurrë s’ka pasur nevojë për to. Përmes këtij rrëfimi, Romela i kërkon falje publikisht edhe familjes së saj, për shqetësimin që u ka shkaktuar lajmi jo i mirë.

"Jo, nuk kam marrë. Nuk kam pasur nevojë të marr dhe as më ka shkuar në mendje ndonjëherë që të marr. Unë jam rritur me një frymë kulture, sinqeriteti dhe respekti ndaj asaj çka unë bëj. Megjithatë, pavarësisht se njerëzit mund të mos më besojnë, është dikush në këtë botë që më beson dhe ai është Zoti." është shprehur 28- vjecarja e cila pak kohë më parë u shpall kampione e botës në stilin e shkëputjes.
Shtuar më 24/12/2014, ora 08:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori