Ibrahimovic: E çova Danimarkën në "pension"
Zlatan Ibrahimovic ishte edhe një herë heroi i Suedisë. Sulmuesi legjendar suedez shënoi dy gola ndaj Danimarkës për ta kualifikuar Suedinë në Kampionatin Evropian.

Por ishin pikërisht danezët ata që kishin paralajmëruar se pas dy ndeshjeve do ta largonin nga futbolli Ibrën. Ylli suedez tashmë u është kundërpërgjigjur në mënyrën më të mirë në fushën e lojës dhe në konferencën për shtyp.

"Ishte bukur të fitoje në Danimarkë. Ata thanë që do të me çonin në pension. Unë dërgova gjithë kombin në pension” deklaroi Ibra pas ndeshjes. /albeu.com/
Shtuar më 18/11/2015, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori