Maqedonia fiton kundër Serbisë në sekondën e fundit
Maqedonia eliminoi Serbinë në sekondën e fundit, në ndeshjen vendimtare për kalim në fazën e dytë nga grupi A në Kampionatin
Evropian në hendboll që po mbahet në Poloni.

Ndeshja përfundoi baras 27:27, por maqedonasit shkojnë tutje për shkak të golaverazhit më të mirë.

Në 15 sekondat e fundit Serbia shënoi dhe udhëhoqi me 27:26 , por në sulmin e fundit Maqedonia arriti të barazojë.

Klubet që e kanë siguruar më herët kualifikimin nga ky grup janë Franca dhe Polonia./Albeu.com/
Shtuar më 19/01/2016, ora 23:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori