Turpërohet Ajaxi, barazon Sevilla (VIDEO)
Ajax 0 - 3 FC Salzburg


Maribor 2 : 2 Sevilla
Ajaxi është turpëruar para tifozëve në Amsterdam Arena, ku ka pësuar humbje prej 0-3 nga Salzburgu, në ndeshjen e vlefshme për 1/16 e finales të Ligës së Evropës.

Jonathan Soriano (14’ dhe 35’) dhe Sadio Mane (21’) shënuan për klubin austriak që thuajse është kualifikuar në çerekfinale.

Sevilla nuk ka arritur ta mposhtë Mariborin në udhëtim edhe pse pati epërsi deri në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes.

Marco Magno Morales shënoi për ekipin slloven (33’), ndërsa në fillim të pjesës së dytë (47’), Kevin Gameiro e barazoi rezultatin.

Federico Fazio shënoi për epërsinë e andaluzianëve (72’), por Dare Vrsic e barazoi rezultatin (81’).

Me rezultat 2-2 ka përfunduar edhe përballja ndërmjet Portos dhe Frankfurtit.
Shtuar më 21/02/2014, ora 00:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori