Gerrard Pique është dënuar me një
ndeshje pezullim dhe 600 euro gjobë për
kartonin e kuq që mori në ndeshjen me Sporting Gijon, fundjavën e shkuar. Mbrojtësi i Barcelonës akuzoi arbitrin se ndikoi në fushë dhe i kërkoi llogari për një penallti të mosakorduar në favor të Keitasë.
“Komiteti i konkurrencës vendosi që të mbajë në fuqi
kartonin e tij të kuq. Xherrard Pike është pezulluar me një
ndeshje në kampionat dhe i është vendosur një gjobë prej 600 eurosh për komentet denigruese ndaj arbitrit”, – thuhej në deklaratën e federatës, e cila i la lojtarit 5 ditë afat për të apeluar. Pritet që mbrojtësi i Barcelonës dhe Kombëtares spanjolle të japë versionin e tij për ngjarjen. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2012,
ora 11:21