10 ditë afat Gattusos, Aurelio de Laurentiis telefonon Benitez
Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis ka telefonuar trajnerin Rafael Benitez dhe i ka dhënë trajnerit Gennaro Gattuso dhjetë ditë kohë që t’i rregullojë gjërat raporton Il Corrier dello Sport.

Thuhet se nëse shkarkohet Gattuso, Benitez është i hapur që të pranojë stolin e klubit italian.

Napoli do përballet me Spezian këtë javë në Kupën e Italisë, pastaj do përballet me Parman dhe Genoan në Seria A.

Këto ndeshje do jenë vendimtare për Gattuson dhe në rast që brenda dhjetë ditëve nuk ia del të ndryshojë rezultatet, atëherë do shkarkohet.
Shtuar më 26/01/2021, ora 12:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori