10 gjërat që duhet ti dini për Coutinhon
Coutinho është shumë pranë realizimit të ëndrrës së tij për t'u transferuar në Camp Nou. Braziliani pati një karrierë mr nivel mesatar deri në ditët e sotme ku ai po jeton kulmin e karrierës.

Por ai si të gjithë të tjerët ka disa fakte nga jeta që e dallojnë nga të tjerët:

Fëmijëri e vështirë

Si shumë yje brazilian, Coutinho ka lindur në një zonë të varfër. Ai është rritur në Mangueira afër Rio de Janeiros.

Nuk e filloi me futboll

Ai në fillet e tij ka luajtur për skuadrën e futsallit, Vasco de Gama, për të kaluar në futboll.

Eksperienca e parë evropiane

moshën 14 vjeçare, ai erdhi nëEvropë për ta zhvilluar Mediterranean Kupën në Spanjë, ku ra në sytë e skautëve të Interit.

Kumbara i tij është te Barcelona

Kur luanin te Liverpool, ai kishte një marrëdhënie të jashtëzakonshme me Luis Suarezin, që ishin edhe fqinjë. Gratë e tyre janë shoqe.

E njëjta situatë siç e ka Suarez tani me Lionel Messin.

Shokët e tjerë të famshëm

Suarez si shok të ngushtë e ka edhe ish yllin e Barcloënës, Neymar.

Është besnik

Ai është martuar me vajzën që e njihte që nga fëmijëria, Ainen. Ai e kaloi oqeanin me të për të ardhur në Evropë që në moshën 17 vjeçare.

A dashuruar pas tatuazheve

Coutinho është i dashuruar pas tatuazheve. Ai ka tatuazh cdo anëtar të familjes së tij.

Memorie të këqija me Barcelonën

Ai ka luajtur edhe më parë në Camp Nou. Në kohën kur luante te Espanyol, ai kishte humbur në derbi me rezultat 4-0.

Nofka magjike

Pasi njihet për driblet e tij të bukura, ai ka marr nofkën ‘O Magico’.

Motivimi me nënën

Brendan Rodgers e kishte lexuar një herë një letër në dhomat e zhveshjes e shkuar nga nëna e lojtarit. Taktik që shpesh e përdorte trajneri. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2018, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori