10 klubet që hapën "thesin" gjatë afatit kalimtar të verës
Afati kalimtar i verës 2020 ka sjellur mjaft ndryshime interesante, me disa klube që e kishin të pamundur arritjen e objektivave primar për shkak të krizës së krijuar nga COVID-19.

Chelsea është klubi i vetëm që ka arritur të bëjë transferime të mëdha këtë edicion, sidomos pasi ishin të bllokuar në merkato për dy sezone radhazi. Blutë janë gjithashtu ekipi që ka shpenzuar më së shumti me 247 milionë euro.

Manchester City edhe një herë tjetër ka bërë shpenzime marramendëse, me Pep Guardiolan që është i destinuar të përforcojë fazën defanzive me të cilin ka problemin më të madh sezonet e fundit.

Barcelona dhe Juventusi gjithashtu zënë vend në listën e 10 klubeve me shpenzime më të mëdha këtë verë për transferime, ndërkohë befasia është Leeds United që zë vendin e pestë.

Lista e 10 klubeve që kanë shpenzuar më së shumti në afatin kalimtarverës:

1. Chelsea €247.2m
2. Man City €156.8m
3. Barcelona €124m
4. Juventus €110.2m
5. Leeds €105.2m
6. Benfica €98.5m
7. Tottenham €98.4m
8. Inter €97m
9. Atletico €90m
10. Arsenal €86m. /
Shtuar më 06/10/2020, ora 12:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori