10 klubet që shpenzojnë më shumë për pagat (FOTO LAJM)

Barcelona (SPA) - 6,6 mln euro
Të gjithë e dimë se Samuel Eto'o, Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Ibrahimoviç janë futbollistët më të paguar. Dimë gjithashtu që Premier League, Bundesliga janë kampionatet në gjëndjen më të mirë financiare për momentit. Por nuk dimë klubet që kanë mesataren më të lartë të pagave në Europë.

Kushdo do të mendojë menjëherë Barcelona dhe Real Madrid. Dhe kanë të drejtë pasi dy gjigandët spanjollë janë kampionë absolut edhe në paga, pasi të kesh në skuadër aq shumë yje dhe të mos shpenzosh do të ishte me të vërtetë çudi.

Por edhe tre klube të Serie A, tre gjigandët e futbollit italian, edhe pse ky i fundit është në krizë vitet e fundit, sërish janë në 10-shen e parë për mesataren e pagave të futbollistëve.

Gjermania prezantohet vetëm me Bayern Munchen, ndërsa pjesa tjetër i përket Premier League-s. /albeu.com/

Për më shumë info shikoni foto-galerinë e mësipërme...
Shtuar më 13/09/2012, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori