Brazili i
dikurshëm duket se është rikthyer.
Nën drejtimin e
Tite, kombëtarja "Selecao" ka nisur të marrë rezultate pozitive, kjo falë edhe teknikës dhe saktësisë së përkryer te lojtarët. Diçka e tillë u vu re në golin e tretë që
Brazili shënoi në miqësoren ndaj Koresë së Jurgut.
Gjithçka nisi nga një aksion i gjatë, i karakterizuar me 10
pasime të sakta. Pasimet e shpeshta duket se "dehën" mbrojtjen e kombëtares aziatike, me Danilo që
përfitoi për të tundur rrjetën.
Topi i hedhur në zonë nga Renan Lodi gjeti të pambuluar mbrojtësin e Manchester City, që nuk u mendua dy herë për të goditur drejt portës kundërshtare.
Shtuar më 19/11/2019,
ora 16:20