10 skuadra në sulm për brazilianin
Ankand ndërkombëtar pritet të nisë për yllin e Atletico Paranaense, mesfushorin brazilian Bruno Guimaraes. Referuar të përditshmes portugeze "A Bola", në fakt për futbollistin 21 vjeçar janë gati të hidhen në sulm plot 10 skuadra.

Duke nisur nga Shakthar Donetsk deri te Chelsea, për të kaluar edhe mes klubeve italiane si Juventus, Inter e Napoli, pa përjashtuar Benfica, Porto, Ajax, PSG dhe Lille, të gjithë janë të interesuar për brazilianin. Guimaraes u transferua te Atletico Paranaense në 2017 dhe numëron 8 gola në 69 ndeshje. /albeu.com/

Shtuar më 01/05/2019, ora 21:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori