10 stadiumet me arkitekturën më spektakolare (FOTO LAJM)

Donbass Arena - Ukrainë
Veprat e mëdha arkitekturore tashmë nuk mund ti shikojmë dhe ti shijojmë vetëm në ura madhështore, ndërtesa spektakolare apo autostrada të pafundme. Edhe në botën e sportit po merr jetë një bum i vërtetë arkitekturor përsa i përket ndërtimit të stadiumeve, pallateve të sportit apo qëndra sportive moderne dhe madhështore.

Sot ne do të ndalemi te stadiumet. Vërtetë në Shqipëri gjëndaj e tyre le për të dëshiruar, madje disa janë pranë rrënimit. U përfol se aty ku sot gjendet stadiumi Kombëtar Qemal Stafa do të ndërtohet një stadium i ri i parametrave ndërkombëtarë por që fatkeqësisht nuk po bëhet realitet (edhe pse kostoja e tij me ato që do shohim më poshtë është shumë herë më e vogël).

Në një studim të bërë nga worldtourism.com, kanë dalë në pah 10 stadiumet me arkitekturën më të bukur në botë. Shumica prej tyre janë stadiume të ndërtuar vitet e fundit por ka edhe që kanë ekzistuar prej vitesh siç është Camp Nou dhe Mestalla në Spanjë.

Në krye të listës qëndronDonbass Arena në Dontesk të Ukrainës, i sapo inaguruar për Euro 2012. Pas tij vjen gjigandit katalanas Camp Nou, i cili megjithëse i vjetër në kohë vazhdon të mahnisë me pamjet e tij.

Zhvillim të madh dhe modern në këtë fushë ka marrë edhe Azia. Në foto galerinë e mëposhtme do të mahniteni nga stadiumet e ndërtuar në Kinë dhe Taiwan. Vepra me të vërtetë që të lenë pa frymë dhe përveç aktivitetit sportiv po reklamohen edhe si destiancione turistike. Sepse futbolli nuk është vetëm një lojë. /albeu.com/

10 stadiumet më spektakolarë në botë:
Shtuar më 04/04/2012, ora 12:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori