10 superyjet e futbollit me bindje të forta politike
Futbollistët ndërkombëtarë fitojnë miliona euro për një vit dhe shërbejnë si modele frymëzimi për miliona njerëz anë e mbanë globit.

Prandaj, ata njihen për kujdesin që bëjnë në mënyrë që të mos përfshihen në debate të nxehta politike.

Sidoqoftë, ka disa superyje në botën e futbollit që nuk e kanë fshehur bindjen e tyre politike, transmeton lajmi.net.

I pari në këtë listë është Paulo Di Canio. I lindur në Romë dhe i rritur si talent te ekipi i Lazios, tifozëria e të cilit njihet për banorët dhe koret fashiste, Di Canio nuk i shpëtoi këtij ndikimi. Paolo kishte bërë karrierë te ekipet më të mëdha italiani, si Juventus, Napoli, Milan e Lazio.

Në vitin 2011, Di Canio kishte thënë se e admiron diktatorin italian Benito Mussolinin në autobiografinë e tij të vitit 2001. Më pas, kur shënonte gola bënte përshëndetjen e famshme fashiste.

I dyti është Frank Lampard. Në nëntor të vitit 2007, ish ylli i Chelseat ishte takuar me David Cameronin që aspironte të bëhej kryeministër i vendit. Ai deklaroi se ishte përkrahës i Partisë Konservatore.

“E pata një bisedë vërtetë të mirë me Davidin. Si futbollist që jam, nuk dua të përzihen me fushatën e këto gjëra por unë jam Konservator dhe më pëlqen shumë David Cameroni”, tha Franku.

I treti është Christian Abbiati. 41 vjeçari nga Abbiategrasso ka pasur një karrierë mjaft të pasur, veçanërisht te Milani ku i zhvilloi 380 ndeshje. Abbiati ka luajtur edhe për Juventusin, Torinon dhe Atletico Madridin si dhe ka luajtur edhe për kombëtaren e Italisë katër herë.

Në vitin 2007, si portier i Milanit, Abbiato vendosi të tregonte bindjet e tij të djathta nacionaliste.

“Nuk më vjen turp t’i shfaq bindjet e mia politike. Më pëlqen fashizmi, më pëlqen patriotizmi dhe vlerat e fesë Katolike. Më pëlqen kapaciteti i fashizmit për të vendosur rend dhe ligj”, kishte deklaruar ai.

I katërti është legjenda angleze Brian Clough. Si trajner i Nottingham Forest, Clough e fitoi dy herë Ligën e Kampionëve. Ai e kishte shpallur veten si socialist të përkushtuar dhe shpesh kishte bërë fushatë e i kishte ndihmuar grevat e minatorëve. Po ashtu, ai njihej që iu jepte shuma të mëdha parash sindikatave.

Partia Laboriste i kishte kërkuar dy herë Clough-it që të bëhej kandidat për t’u bërë anëtar i Parlamentit në Zgjedhjet e Përgjithshme, por ai kishte refuzuar duke mos pasur kohë.

I pesti është legjenda liberiane dhe fituesi i Topit të Artë më 1995 George Weah. Ai u bë president i Liberisë vitin e kaluar kur u përfol edhe çnjohja e pavarësisë së Kosovës nga vendi i tij. Ai kishte qenë subjekt i racizmit sa luante në Francë te Monacoja, e cila për fat të mirë udhëhiqej nga Arsene Wenger. Dhe pikërisht Wenger e kishte shpëtuar atë dhe i kishte dhënë hapësirë në skuadër.

I gjashti është Cristiano Lucarelli. Lucarelli është i vetëdeklaruar si komunist. Ai e kishte bartur vazhdimisht numrin 99 në homazh për grupin ultras të majtë të qytetit të tij Livornos. Ai po ashtu u bë i njohur pasi i festonte golat me përshëndetjen e njohur komuniste dhe një herë nën fanellën e ekipit e kishte pasur imazhin e Che Guevaras, transmeton lajmi.net.

I shtati është Diego Armando Maradona. Maradona jo vetëm që i mbushi hundët me drogë pasi e la futbollin por edhe u angazhua për çështje sociale. Ai kultivoi miqësi me diktatorin kuban, Fidel Castron fytyrën e të cilit e ka bërë tatuazh bashkë me atë të Che Guevaras. Ai po ashtu mbështeste edhe presidentin venezueljan Hugo Chavez dhe u bë oponent i flaktë i imperializmit amerikan.

I teti është Pep Guardiola. Talenti katalanas ka qenë dhe mbetet një ndër figurat më të njohura katalane që e avokon kauzën e pavarësisë së Katalonisë nga Spanja. Ai këto qëndrime politike i ka mbrojtur vazhdimisht, madje edhe në konferenca shtypi ku duhej folur për futbollin.

I nënti është Jurgen Klopp. Klopp rrjedh nga një familje e shtresës punëtore në Gjermani dhe mbështet kauzat socialiste. Ai bile i ka shprehur këto qëndrime në intervista të ndryshme, përfshirë edhe atë për The Guardian disa muaj më herët. Ekipi i tij këtë të shtunë luan kundër Tottenham Hotspurit në finale të Ligës së Kampionëve.

I dhjeti është Sir Alex Ferguson. Edhe trajneri i madh skocez që i fitoi 13 tituj të Premier Ligës kishte bindje të forta politike në kohën sa ishte i ri. Ai po ashtu ishte socialist dhe avokonte për ato politika.
Shtuar më 22/03/2020, ora 18:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori