Lionel Messi fitoi dje në Zyrih "
Topin e Artë", çmim të cilin e fiton për herë të katërt
rradhazi duke hyrë në historin[ë e futbollit si
futbollisti i parë që arrin diçka të tillë duke kaluar emra të mëdhenj të futbollit si: Michel Platini, Johan Cruyff dhe Marco Van Basten.
Por ylli argjentinas nuk është
futbollisti i vetëm i Barcelonës që merr çmimin më prestigjoz individual në futboll. Gjithçka nis në vitin 1960 kur Luis Suarez
fitonte "
Topin e Artë" për atë sezon si futbollist blaugrana. Më pas në vitet 1973 dhe 1974 ishte hollandezi Johan Cruyff që 2 nga 3 Topat e tij të Artë i
fitonte si lojtar i Barcelonës.
Më pas, duhet të vijnë vitet '90, më saktë 1994 që bullgari Hristo Stoichkov të
fitonte "
Topin e Artë". Në 1999 do ti vinte rradha brazilianit Rivaldos dhe në 2005 bashkëkombasit të tij Ronaldinho.
Për të mbërritur te "Pleshti" në për katër vite
rradhazi (2009, 2010, 2011, 2012) do të
fitonte "
Topin e Artë" dhe do të hynte në histori. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2013,
ora 11:10