Kur jemi duke i afruar festave të fundvitit klube të ndryshme futbolli po mendojnë më së shumti për përforcimin e skudrave gjatë
merkatos së
janarit. Qarkullojnë shumë emra, një pjesë të cilëve shumë të kushtueshëm dhe
pothuajse të pamundur, por që po mbushin faqet e gazetave dhe portaleve
pothuajse çdo ditë.
La
Liga, me Messin, Ronaldon, Falcaon, Iniestan etj në përbërje është ndoshta kampionati më i bukur dhe më i ndjekur në Europë, njëkohësisht edhe një "treg" i mirë për të blerë futbollistë. Shumë yje të saj përfliten për largime nga ekipet aktuale e madje për largime nga Spanja ku në qëndër të vëmëndjes janë dy portugezët e Real Madrid: Jose Mourinho dhe Cristiano Ronaldo, për të cilët PSG është gati të bëja "çmendurira", por nuk duhen lënë pas edhe emra të tjerë si: Falcao, Llorente apo David Villa.
Emra të mëdhenj, të cilët kushtojnë jo pak por që janë blerje cilësore ndaj dhe klube të ndryshme në Premier League apo Serie A po kërkojnë me ngulm shërbimet e tyre. /albeu.com/
Në foto-galerinë e mësipërme keni mundësinë të shihni 10
yjet që mund të largohen nga La
Liga gjatë
merkatos së
janarit ose verës.
Shtuar më 22/12/2012,
ora 12:30