100 milionë euro, Bundesliga vendos rekord në transferime futbollistësh
snjëherë në Bundesligë nuk janë shpenzuar kaq shumë gjatë një dimër, duke vendosur një rekord të ri në fund të periudhës së transfertave deri më 31 janar.

Rekordi i mëparshëm i transfertave dimërore në kampionatin e Gjermanisë ishte mbi 65 milionë euro, vendosur në sezonin 2014/2015 nga 18 klube të elitës.

Këtë të martë, disa orë pas mbylljes së afatit, u konfirmua shifra e 100 milionë eurove, sipas agjencisë sportive SID.

Disa nga transfertat kryesore janë: xhamajkani Leon Bailey 12 milionë, nga Genk te Leverkusen, suedezi Alexander Isak 10 milionë nga AIK te Dortmund dhe francezi Upamecano 10 milionë nga Salzbourg në Leipzing, transmeton Telegrafi.

Wolfsburg është skuadra që ka shpenzuar më shumë me 33 milionë euro për të shpëtuar sezonin katastrofik. Si për ironi, Bajerni kampion në fuqi nuk ka bërë asnjë përforcim këtë muaj.
Shtuar më 31/01/2017, ora 23:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori