100 pasime të sakta, Hysaj më i miri ndaj Sassuolos
Napoli u ndal sërish dje, teksa barazoi në transfertë ndaj Sasuolos me rezultatin 1-1, duke bërë që ëndrra e titullit kampion të venitet.

Pavarësisht hapit fals të napolitanëve, mediat italiane kanë pasur fjalë të mira për mbrojtësin e djathtë të kombëtares tonë.

Hysaj meriton notën 6. Në pjesë e parë nuk ka shumë në krahun e tij por në të dytën ndihmon shumë ekipin me daljet e tij të shpejta nga e djathta. Për më tepër në këtë ndeshje ka arritur të jap 100 pasime te sakta”, ishte vlerësimi për shkodranin. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2018, ora 00:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori