1000 topa të humbur, njihuni me historinë e pazakontë të klubit nga Alpet Zvicerane


Një klub amator i futbollit nga Alpet Zvicerane luan në një vend mjaft unik.

FC Gspon nga Liga e Maleve të Zvicrës i zhvillon ndeshjet në stadiumin “Ottmar Hitzfeld”, një stadium i mrekullueshëm i emëruar pas ish-sulmuesit legjendar të Baselit dhe Gjermanisë.

I ndërtuar mbi 2000 metra në nivelin e detit, stadiumi është i qasshëm vetëm me makina.

Rreth 40-50 tifozë është mesatarja e shikuesve, raporton “BBC”.

Raportohet se rreth 1000 topa janë humbur në historinë 40-vjeçare të klubit.

Mbrojtësi Alfons Brigger shprehet se ekipi duhet të ecë qindra metra për t’i gjetur ato.

“Shumicën e kohës topat shkojnë rreth 100 metra poshtë kodrës – ndonjëherë 200 apo 300 metra më poshtë”, tha ai.

“Është mjaft acaruese”, shton mbrojtësi.
Shtuar më 13/10/2019, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori