11 kilograme kokaine ne trofeun e Boterorit
Albeu.com
Policia ka konfiskuar një kopje të trofeut të Kampionatit botëror të përbërë nga 11 kilogramë të kokainës së pastër. Ai ishte gjetur në një arkë të porosive në aeroportin e kryeqytetit të Kolumbisë, Bogota.
Arka ishte gjetur në një depo dhe pritej të nisej për në Spanjë, ka njoftuar shefi i sektorit anti-drogë, Jose Piedrahita.

Spanja u kualifikua për në gjysmëfinale të Kampionatit botëror, pas fitores 1-0 ndaj Paraguait, të shtunën mbrëma.

Ndërsa, një nëndetëse e ndërtuar nga trafikantët e drogës ishte gjetur nga policia në Ekuador, para se të nisej për rrugë.

Kopja e trofeut të Botërorit ishte ndërtuar nga 11 kilogramë të kokainës së pastër, dhe ishte e mbështjellë nga acetoni dhe gazolina për të marrë formë.

Statuja me ngjyrë ari ishte gjetur në aeroportin e Bogotës, të premten. Ndërsa, nëndetësja ekuadoriane – që mund të bartte peshë të madhe – ishte gjetur në një lumë afër kufirit me Kolumbinë.
Shtuar më 05/07/2010, ora 22:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori