11 të dëmtuar, Milan Lab nën akuzë (FOTO LAJM)

Giampaolo Pazzini
Pëlqej
Milan Lab nën akuzë. Qëndra riabilituese e klubit kuqezi nuk po kalon ditë të mira dhe kjo për shkak të numrit të lartë të dëmtimeve që kanë pësuar futbollistët e "Djallit" duke filluar nga korriku e deri më sot. Aktualisht në infermierinë e Milan ka plot 11 lojtarë të dëmtuar dhe një pjesë e mirë e tyre pjesë stabile e formacionit të Massimiliano Allegrit.

Javë më parë një akuzë drejt Milan Lab lëshoi edhe ish sulmuesi Alexandre Pato, i cili i akuzonte se ishin atë problemi real i dëmtimeve të tij të shpejta.

"Edhe këtë vit tek Milan ka shumë të dëmtuar, cka vërteton se problemet muskolare që kam kalaur nuk ishin për fajin tim. Unë luaja një ndeshje, dëmtohesha, rikuperohesha dhe dëmtohesha sërish. Faji është i mjekëve që dëshironin të më kthenin sa më shpejt në fushë", ka thënë sulmuesi i Corinthians.


Në fundjavë Milan luan përballë Juventus por Allegri pritet të hedhë në fushë një formacion emergjence. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2013, ora 13:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori