11 yjet e futbollit që u prekën nga Covid-19, shikoni formacionin e frikshëm (FOTO LAJM)
Rastet pozitive në botën e futbollit me coronavirus nuk ndalen, ku i fundit emër i madh që u infektua është
Cristiano Ronaldo.
Portugezi humbi ndeshjen kundër Suedisë, ndërsa do të humbas edhe disa ndeshje të Juventusit, përfshirë debutimin e tij në Ligën e Kampionëve për këtë sezon.
Por numri i lojtarëve të prekur është aq i lartë pas më shumë se shtatë muajsh pandemi, ku mund të formohet edhe një 11-she që mund të luftonte për çdo titull, shkruan OK Dario.
Në këtë formacion janë emra si Keylor Navas në portë, pasi portieri i PSG-së doli pozitiv sa ishte në pushime.
Në mbrojtje janë emra si Sime Vrsaljko dhe Jose Giménez nga Atlético Madrid, Matthias De Ligt i Juventusit dhe Yuri i Athletic Bilbaos.
Në qendër të mesfushës janë Paul Pogba, me dy lojtarë plot cilësi si Thiago Alcantara dhe Paulo Dybala më i avancuar.
Megjithëse reparti që do të bënte ndryshimin është sulmi, pasi aty ka emra si
Cristiano Ronaldo, Neymar dhe Kylian Mbappé.
Dhe kjo skuadër që do të ishte më e mira në planet, do të kishte
trajner Diego Pablo Simeonen, një
trajner i cili kohët e fundit ka dalë pozitiv me COVID-19.
/Telegrafi/
Shtuar më 15/10/2020,
ora 20:11