1.101 minuta lojë në fushë, kjo është arsyeja e lodhjes së Busquetsit
Nuk është një rastësi që Sergio Busquets ka shenja lodhjeje. Gjatë dhjetë viteve të fundit, mesfushori i Barcelonës ka akumuluar mesatarisht 60 ndeshje në vit. Kundër Anglisë, këtë të hënë ai luajti ndeshjen e 110-të me kombëtaren. Ndërsa, 90 minutat e tij “Villamarin” e bënë futbollistin me më shumë minuta te katalanasit këtë vit, madje duke lënë pas edhe portierin Ter Shtegen.

1.101 minutat e tij të deritanishme janë një kambanë alarmi për trajnerin Valverde, që të ndërtojë një plan pushimi për futbollistin, në mënyrë që ai të nisë të pushojë për të mos pasur probleme në muajt vendimtarë të sezonit. Në nëntor ka një tjetër pushim dhe Spanja do të udhëtojë drejt Kroacisë, pas së cilës Barcelona do të udhëtojë menjëherë drejt “Calderon”.

Pas tij dhe Ter Stegenit, i cili është lojtari i dytë me më shumë minuta, treshen e plotëson Ivan Rakitic, i cili luajti vetëm një ndeshje ndërkombëtare (atë kundër Anglisë dhe u la pushim me Jordaninë) dhe është lojtari i tretë me më shumë minuta te katalanasit (1.042). I katërti është Coutinho.

Tite nuk e kursen aspak brazilianin me kombëtaren dhe ish-asi i Liverpoolit ka regjistruar 1.038 minuta këtë vit, ndërsa pesëshen e parë e plotëson Luis Suarez. Messi renditet në vend të shtatë. Kapiteni nuk i ka arritur ende 1 mijë minutat, por kjo edhe për faktin e pushimeve që ka marrë me kombëtaren e Argjentinës.

Shtuar më 18/10/2018, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori