"Ҫfarë ka për me hangar?", Ibra flet edhe shqip
Pëlqej
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Dardan Rexhepi, i cili ka miqësi më yllin e Paris Saint Germain Zlatan Ibrahimoviç, konfirmon se shtatlarti suedez disa fjalë në shqip.

"Ibrahimoviç di të flas disa fjalë në gjuhën shqipe. Ai do të komunikojë pak në shqip, i di disa fjalë. Shpesh thotë: "Ҫfarë ka për me hangar?", "Qysh je?", "Ҫka po bon", shprehet ish-sulmuesi i Malmos, Dardan Rexhepi.

"Ai i di disa fjalë sa për të bërë një bisedë të zakonshme. Ai e kupton shqipen, pasi vjen nga një kanton në Suedi, ku ka shumë emigrantë, ndër të cilët shumë shqiptarë", shton Rexhepi.

Ibrahimoviç ka disa miq shqiptarë, përfshirë edhe ish-futbollistin e Malmos, Labinot Harbuzin, me të cilin edhe kanë realizuar disa video promovuese. Gjithashtu ai ka miqësi edhe me Emir Bajramin, më parë pjesë e kombëtares së Suedisë. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 12:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori