"12 milionë ik p****u këtij talebanit nga Leçe", tifozët e Interit shpërthejnë kundër Contes
Barazimi në dy ndeshjet e para të Ligës së Kampioneve, por dhe shpërdorimi i një serie rasteve për gola ka revoltuar pa masë një pjesë të tifozëve të Interit pas barazimit të skuadrës 0-0 në Ukrainë ndaj Shakhtar Donetskut.

Në qendër të sulmeve verbale është trajneri i Interit Antonio Konte. Njëri prej përkrahësve të Interit nuk e ka përmbajtur zemërimin ndaj ish-teknikut juventin.

"12 milionë "ik p****u" këtij talebani nga Leçe. Ai donte që të gjithë futbollistët e tij të ndryshonin ndeshjen, por me marangozë nuk mund të shkosh gjëkundi", shkruan njëri prej tifozëve të Interit.

“Çerekfinalet janë një mirazh tashmë. I zhgënjyer nga Konte, të cilin e kam mbrojtur me shpatë. I zhgënjyer nga Lautaro, i zhgënjyer nga Vidal”, shkruan një tjetër fans zikaltër.

Por, ka patur dhe të tjerë tifozë që janë treguar të moderuar në kritika ndaj skuadrës, por që i tërheqin vëmendjen ekipit për mungesën e cinizmit.

“Interi më i mirë i këtij sezoni. Të vendosur saktë në fushë, agresivë dhe kompaktë. Lautaro ishte i vetmi që zhgënjeu. Duhet të jemi më tepër cinikë përpara portës sepse kursi i Ligës së Kampioneve ndryshon shpejt”, shpreh mendimin një përkrahës nga pjesa e moderuar të tifozëve të Interit.
Shtuar më 27/10/2020, ora 23:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori