ROMA-DUNDEE UNITED 3-0 (1983-84, ndeshja e parë 0-2)
Juventus pret sot në "Juventus Stadium" Bayern Munchen në çerekfinalen e kthimit në Champions League. Skuadra e Antonio Conte vjen në këtë takim pas humbjes 2-0 një javë më parë në "Allianz Arena", por me moralin lartë dhe me shpresë te mrekullia.
Dhe për këtë juventinët kanë të drejtë. Ata i kanë të gjitha mundësitë ta bëjnë një gjë të tillë.
Nëse i rikthehemi historisë së Kupave të Europës, përmbysje të mëdha kanë bërë edhe ekipe jo me kaq emër të madh si Juventus. 13 janë sfidat e përmbysjeve të mëdha në kompeticionet europiane, nga të cilat bardhezinjtë të marrin shembull. /Aurel Rakipllari/albeu.com/