134 vite histori, shuhet klubi i njohur anglez
Skuadrae Bury është shuar së ekzistuari pasi marrëveshja për blerjen e klubit dështoi ka konfirmuar Liga Angleze e Futbollit.

Gjatë ditës së martë, kompania R&S Sporting Risk hoqi dorë nga blerja e klubit që bënte gara në League One.

Me pronarin aktual Steve Dale të paaftë për të siguruar një blerës, EFL njoftoi se “Bordi EFL ka vendosur unanimisht me keqardhje të madhe që anëtarësimi i Bury të tërhiqet”.

Bury është formuar në vitin 1885 dhe është klubi i parë që nga viti 1992 që shuhet së ekzistuari.

Në situatë të njëjtë është edhe Bolton Wanderers, që ka afat edhe 14 ditë për të gjetur një blerës.
Shtuar më 28/08/2019, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori