Ndeshja e parë e trajnerit Pep Guardiola në krye të
Bayern Munchen do të luhet më 14
korrik përballë Hansa Rostock. Lajmin e ka bërë të ditur klubi bavarez duke shtuar se ky takim do të shërbejë për të mbledhur fonde në ndihmë të skuadrës lokale.
Ish-trajneri i Barcelonës do të marrë zyrtarisht detyrën si trajner i
Bayern Munchen më 1
korrik duke zëvendësuar Jupp Heynckes, i cili këtë sezon po i rikthen titullin
klubit më të madh gjerman pas dy vitesh thatësirë.
29 000 biletat për këtë ndeshje pritet të shiten të gjitha dhe takimi do të ndiqet nga shumë media sportive gjermane dhe jo vetëm, pasi transferimi i Guardiolës tek
Bayern ka gjeneruar shumë interes në botën e futbollit. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2013,
ora 13:52